AKTUALITET, 25 Shkurt 2018, 18:29

Junker në Tiranë/ Vjen pyetja e parë për Saimir Tahirin

Jean Claude Juncker, President i Komisionit Europian u “përshëndet” me një banderolë të opozitës sapo mbërriti në Tiranë.

Deputeti i partisë Demokratike Agron Shehaj ka publikuar në rrjetin social “facebook” një banderolë të vendosur në autostradën Tiranë-Durrës në të cilën shkruhet: “Z Junker, a shqetesohet Bashkimi Europian nga trafiku i droges se Tahirit?”