AKTUALITET, 25 Shkurt 2018, 19:51

Juncker i thur lavde qeverisë: Shqipëria nuk pushon së paturi suksese...

Juncker i thur lavde qeverisë: Shqipëria nuk pushon së paturi

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri,  ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Gjatë konferencës për shtyp, Junker është shprehur mjaft optimist për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i thurur lavde qeverisë. Presidenti u shpreh se Shqipëria ka bërë reforma të mëdha dhe nuk pushon së paturi suksese.

"Shqipëria është një vend thellësisht Europian, jemi ndarë nga të papriturat e historisë. Bëhet fjalë për ta rishikuar historinë nëpërmjet pajtimit. Konstatoj me kënaqësi që Shqiperia nuk pushon së paturi suksese. Progreset janë mbresëlënëse, nëse vazhdojnë, Komisioni Europian, do të rekomandojë hapjen e negociatave. Nuk kam ardhur për të bërë premtime boshe, mund t’ju inkurajoj të vazhdoni reformat e rëndësishme, sidomos në luftën kundër krimit, vettingun, organizmin e gjykatave. Do të jemi përkrah Shqipërise për ta ndihmuar të përgatisë anëtarësimin. Shqipëria ti japë fund konflikteve territoriale. E mbështesim Shqipërinë në tentativën për përmirësimin e mardhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendi i natyrshëm i Shqipërise është në gjirin e Bashkimit Europian."

/TPZ.AL/