AKTUALITET, 28 Prill 2019, 11:15

VIDEO/ Neymar sherr me tifozin pas humbjes së Kupës

VIDEO/ Neymar sherr me tifozin pas humbjes së Kupës

Neymar nuk po kalon momente të mira te PSG dhe as kampionët e Francës që mbyllën një sezon të dështuar. Champions League mbetet një mollë e ndaluar, ndërsa të shtunën humbën dhe finalen e Kupes ndaj Rennes. Ylli brazilian i ekipit u rikthye si titullar pas 3 muajsh, shënoi një gol të bukur, por mbeti për statistikë. Në momentin që skuadra parisiene, po kalonte për të marrë medaljet e vendit të dytë, një fans po tallej me lojtarët e PSG-së dhe i fyente me radhë. "Rracist", - i thotë Verratit, ndërsa nuk munguan sharjet as për Neymarin që i drejtoi telefonin në fytyrë. Temperamenti i këtij të fundit kaloi në plan të parë, pasi reagoi menjëherë ndaj tifozit, madje u kap dhe me duar. U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për ta larguar. Vera është afër dhe me gjithë këto pakënaqësi, dëmtime dhe mungesë trofesh, Neymar mund të largohet nga PSG.