AKTUALITET, 19 Prill 2019, 00:13

Gjysmëfinalet në Europa League, mund të kemi finale angleze

Gjysmëfinalet në Europa League, mund të kemi finale angleze

Ashtu si në Champions League, shorti i Europa League ishte hedhur kohë më parë, edhe për sa u përket gjysmëfinaleve, ndaj tashmë dihen çiftet dhe datat.

Arsenali, pas triumfeve kundër Napolit, është favorit i madh në sfidat gjysmëfinale kundër Valencias, spanjollja e fundit ende në garë në Europa League.

Ndërkaq, parashikohet spektakolare përballja mes Frankfurtit dhe Çelsit, dy ekipe që mund t’i shkojnë deri në fund kompeticionit, edhe pse Blutë kanë më shumë eksperiencë e cilësi.

EUROPA LEAGUE / GJYSMËFINALET

Arsenal vs Valencia

Frankfurt vs Çelsi

Ndeshjet do të luhen më 2 dhe 9 maj