TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dalin detaje të reja për sherrin që pati ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe deputeti i “Opozotës se re”, Ralf Gjoni.
Mësohet se ka qenë Gjoni ai që ka zbritur pas Salianjit, i cili po futej në një kafene në holl dhe i ka kërkuar llogari Salianjit për faktin që i përmendi familjen gjatë debatit që patën në studio.
“Ore kujt i përmend familjen ti,”- mësohet të ketë bërtitur Gjoni dhe më pas Salianji e ka goditur me shuplakë.
Më pas ka ndërhyrë stafi i televizionit “Top Channel” dhe kanë mundësuar që ata të ndahen.
Gjithçka nisi nga debati që Salianji dhe Gjoni patën teksa ishin të ftuar në emisionin “Open”. Ish-deputeti është shprehur se deputetët e “Opozitës së re”, nuk i hyjnë në punë as dreqit por janë futur në parlament për të marrë një rrogë. Kurse Gjoni është përgjigjur duke theksuar se mënyra se si ish-deputetët duan t’i zgjidhin gjërat është me dhunë, duke kujtuar këtu edhe rastin që vetë atij i hodhën bojë, shumë pranë banesës së tij. Dosja.al