AKTUALITET, 19 Prill 2019, 00:59

Klodiana Lala: Shumë kriminelë që veprojnë në Holandë janë në Shqipëri, policia e di por nuk i arreston

Klodiana Lala: Shumë kriminelë që veprojnë në


Gazetarja Klodiana Lala, tha mbrëmjen e sotme se autoritetet shqiptare nuk po bashkëpunojnë siç duhet me autoritetet homologe të Holandës.

Sipas saj, në Shqipëri ka shumë kriminelë që veprojnë në Holandë dhe janë të skeduar edhe nga policia jonë, por nuk arrestohen.

“Policia shqiptare shumë kriminelë që veprojnë në Holandë por që momentalisht janë në Shqipëri, i ka të skeduar por nuk vepron për t’i arrestuar. Së pari për shkak se në strukturat e policisë ka persona që bashkëpunojnë me krimin”, – tha Lala.

Ajo argumentoi më tej se kur autoritetet shqiptare kanë bashkëpunuar me ato holandeze, kami pasur finalizime të operacioneve të suksesshme, siç është edhe ai me grupin Bajri. Lala tha se ndonëse kreu i grupit është i arrestuar në Holandë, kjo e fundit nuk ka besim që ta ekstradojë drejt Shqipërisë.