AKTUALITET, 9 Shkurt 2018, 14:05

VIDEO/Miratimi i listave për KLP dhe KLGJ, PD: Nuk pati votim, nuk pati deputetë

VIDEO/Miratimi i listave për KLP dhe KLGJ, PD: Nuk pati votim, nuk pati

Partia Demokratike ka hedhur poshtë sot votimin automatik të listave të KLGJ e KLP, pasi nuk pati votim të vlefshëm, nuk pati kuorum prej 94 deputetësh prezentë në sallë.

Deputeti Oerd Bylykbashi pasi analizoi emrat e kandidatëve të KLGj e KLP që ishin zgjedhur në shkelje të ligjit, deklaroi se "këto raste jo vetëm korruptojnë listat që i janë paraqitur Kuvendit për votim, jo vetëm kemi situatën antikushteteuse sesi kanë ardhur këto lista, po sa herë ne do të zgjedhim kandidatët e Edi Ramës, shorti do të jetë i paligjshëm. Kushtetuta kërkon që Kuvendi të votojë me 94 vota dhe nëse nuk arrihet një rezultat pozitiv, në raundin e tretë listat e dala nga shorti quhen të emëruara. Por dje nuk ka ndodhur një votim, ishte nul, nuk ka ndodhur proces votimi ndaj nuk mund të miratohej lista automatikisht. Opozita nuk mund të merrte pjesë në atë farsë.

Qe tentativa e Edi Ramës për ta kapur me çdo kush drejtësinë. Por lista është nul, procesi është nul dhe nuk ka asnjë miratim automatik. Nëse do të konstituhej në të ardhmen KLGJ e KLP me këta anëtarë, do ta bënim nul vendimarrjen e drejtësisë. Shteti bazohet mbi Kushtetuitën, jo mbi Memo," theksoi Bylykbashi.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156037254619909/