TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbështesim rrugën e mikes sonë, Shqipërisë, është shprehur Pavlopulos, por pretendimet e pabaza të tyre, për “bashkëpunëtorët e vjetër me nazistët”, nuk favorizojnë miqësinë tonë dypalëshe.
“Së fundmi mbështesim dhe rrugën e mikes sonë, Shqipërisë. Por dua të shtoj se kjo mbështetje do të bëhet në respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe asaj evropiane, duke mos lënë mënjanë dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe të drejtës së pronës. Së fundmi, çështjet e ngritura nga udhëheqja shqiptare me pretendime të pabaza për “bashkëpunëtorët e vjetër me nazistët”, nuk favorizon miqësinë tonë dypalëshe, ashtu sikurse dhe në avancimin e vendit fqinj drejt rrugës evropiane”, ka deklaruar presidenti grek.
Presidenti Ilir Meta i quajti dje deklaratat e mëparshme të Pavlopulos, nëpërmjet të cilave akuzonte popullsinë çame si bashkëpunëtor në krimet e nazistëve, si kundër frymës së bisedimeve –Bushati-Kotzias.
“Pavlopulos nuk është ne sintoni me Bushatin e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit. Ne duhet të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok”, tha mes të tjerave për këtë çështje presidenti Ilr Meta.