AKTUALITET, 9 Shkurt 2018, 13:44

Ardi Veliu: Lufta ndaj krimit vetëm me bashkëpunim polici-prokurori

Ardi Veliu: Lufta ndaj krimit vetëm me bashkëpunim polici-prokurori

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi sot një takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Gjatë këtij takimi Drejtori Vendor i Policisë Gjovalin Loka u shpreh se janë ndjer të kënaqur dh etë vlerësuar për punën e tyre, kur kanë marrë me qindra telefonata mbështetje dhe falënderimi në 24 orët e fundit nga qytetarët për zbardhjen e atentatit të Kullës. Ai u shpreh se për të arritur këtë rezultat është punuar në grup me prokurorinë.

Ndërkohë nga ana e tij Drejtoti I Policisë së Shtetit Ardi Veliu vlerësoi punën  për 2 goditjet e fundit në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".

“Vlerësim për Drejtuesit dhe ekipin për zbardhjen e ngjarjes me eksploziv

Inkurajim për punën e policisë dhe mbështetje për rezultate të tjera

Inkurajim dhe vlerësim për bashkëpunimin e Prokurorisë së Shkodrës me Policinë, model që duhet shpërndarë dhe krijuar në çdo qark”, tha Veliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Veliu zhvilloi edhe një takim me Prokurorin e Rrethit Shkodër Anton Martini.

Martini ka vlerësuar bashkëpunimin me policinë vendore dhe punën profesionale të bërë bashkarisht për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtori Ardi Veliu falenderoi Prokurorin për ndihmën dhe mbështetjen si dhe theksoi se puna jonë ka sukses kur punojmë bashkarisht./TPZ.AL