AKTUALITET, 9 Shkurt 2018, 13:22

40 kosovare me emrin Saranda nisen për Sarandë

40 kosovare me emrin Saranda nisen për Sarandë

Ditë më parë kemi parë se si 15 vajza me emrat Saranda, kanë pirë kafë bashkë në Prishtinë.

Ndërsa sot, numri i Sarandave është shtuar dhe është bërë 40.

40 vajzat me emrat e njëjtë janë nisur sot për në qytetin e Sarandës në Shqipëri, ku pritet të mbahet një aktivitet për nderë të 10 vjetorit të pavarësisë.

Ky është një kuriozitet i rrallë që është parë në Kosovë ku mblidhen të gjithë me të njëjtin emër.