AKTUALITET, 9 Shkurt 2018, 13:14

Kreu i Policisë së Shtetit nis takimet nga Shkodra

Kreu i Policisë së Shtetit nis takimet nga Shkodra

Drejtori i Policisë së Shtetit ka nisur takimet me strukturat në rrethe. Takimi e parë në rrethe pas marrjes së detyrës, Ardi Veliu e ka zhvilluar në Shkodër. Mësohet se fillimisht ai ka kryer takime me drejtuesit e policisë së këtij qytetit dhe pas një përshëndetje, ka shkuar në Prokurorinë e Rrethit. Aktualisht, Veliu është duke zhvilluar një takim me prokurorin Anton Martini.

Vizita e tij në Shkodër, vjen një ditë pas takimit që pati në Shkodër një delegacion i ambasadës angleze. Ata zhvilluan takime me të gjitha autoritetet në Shkodër në lidhje me emigrimin e paligjshëm drejt Anglisë apo edhe trafikimin e qënieve njerëzore.

Anglezët kanë kërkuar të dinë një ditë më parë arsyet e emigrimit, zona nga ku emigrohet më shumë dhe rrugët që ndiqen në mënyrë të paligjshme ashtu siç i është kërkuar autoriteteve që të kenë më shumë përgjegjësi për të ndalur këtë fenomen që për Anglinë po bëhet shqetësues.