AKTUALITET, 9 Shkurt 2018, 10:21

Vasili shpërthen kundër Ramës që i quajti hebrenjtë çifutë

Vasili shpërthen kundër Ramës që i quajti hebrenjtë

Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar të LSI-së, në një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama. Ky reagim ka ardhur pas përdorimit nga ana e kryeministrit në seancën e djeshme plenare ku , teksa fliste për fliste për rezolutën e PD-së, kundër votës së Shqipërisë ndaj Amerikes, përdori përcaktimin çifut.

Postimi i Vasilit 

Kryeministrin egersisht antiamerikan dhe antihebre ambasada amerikane nuk e sheh….

Dje ne mes te parlamentit kur diskutohej rezoluta amerikane e presidentit Trump per Jeruzalemin dhe vota antiamerikane e

qeverise, kryeministri foli me gjuhen e nje nazisti dhe i quajti hebrenjte ÇIFUTE.

Moralisht dhe politikisht mbas nje ngjarje kaq te rende nuk duhej te ishte më sot kryeministri i Shqiperise.

Te gjithe pritën qe ambasada amerikane te reagonte shume fort per kete gjuhe te eger antisemite te kryeministrit.

Ambasada nuk foli……!?Ajo foli…..dhe u shfaq vetem ne darke e vone, “e lumtur” qe kryeministri votoi kunder ONM dhe kandidatet e rrezuar prej saj,pra prej vete Amerikes,tani do te bejne drejtesine e kryeministrit antiamerikan dhe antihebre./TPZ.AL