AKTUALITET, 9 Shkurt 2018, 11:05

Vlahutin në Ministrinë e Brendshme, takim me Fatmir Xhafajn

Vlahutin në Ministrinë e Brendshme, takim me Fatmir Xhafajn

Ndonëse ende nuk dihet agjenda e takimit mes ambasadores së BE-së me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj mëngjesin e sotëm,, ajo për të cilën dimë është fakti se ky takim vjen menjëherë pas operacioneve të kryera dy ditët e fundit në Elbasan dhe Durrës.

Takimi ka ardhur pas prezantimit të Strategjisë së BE-së për Ballkanin dhe dy operacioneve të fundit të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Elbasan dhe Durrës.

Nga ana e Ministrisë së Brendshme nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë takim të menjëhershëm.