TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skandali me pronat në Ishëm të Durrësit, ka bërë që prokuroria dhe policia të marrin masat e para ligjore. Janë ndaluar ish-kryetari i komunës dhe zyrtarë të tjerë. Por pas këtij hapi, banorët që kishin marrë pronësinë mbi tokën në bregdet, kanë protestuar ditën e sotme.
Ata kanë kundërshtuar veprimet e prokurorisë, e cila u ka sekuestruar dokumentet. Rreth 150 banorë janë hedhur në protestë.
Veprimi i organit të akuzës erdhi pasi ka dyshime se 4-ish zyrtarë të Komunës së Ishmit, përfshi këtu ish-kryekomunarin, akuzohen se kanë shkelur detyrën, për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve.
Ndaj, të gjendur përballë kësaj situate, banorët janë mbledhur para Prokurorisë së Durrësit, ndërsa protestojnë në shenjë kundërshtie për faktin se iu sekuestruan padrejtësisht dokumentet e pronës. “Na u sekuestruan padrejtësisht dokumentet e pronës. Pronat i kemi marrë sipas ligjit”, – thanë ata.