AKTUALITET, 28 Nëntor 2020, 10:38

VIDEO/ Kryemadhi poston mesazhin e veçantë të LSI për 28 Nëntorin

VIDEO/ Kryemadhi poston mesazhin e veçantë të LSI për 28

Lëvizja Socialiste për Integrim ka gjetur mënyrën më interesante dhe më mbresëlënëse për t’iu uruar qytetarëve shqiptarë festën e 28 Nëntorit.

Me një kolazh këngësh e vallesh popullore nga më të bukurat të të gjitha krahinave, interpretuar nga të rinjtë anëtarë të kësaj partie.

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e ka publikuar këtë video sot në rrjetet sociale me urimin e saj: “Gëzuar Shqipëri e të rinjve dhe e vlerave më të mira kombëtare. Ju përshëndes me këtë video urim origjinal nga të rinjtë gjimnazistë të LSI.”