TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është mbyllur takimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, me vendasit që triumfuan në Shkup me rezultatin 2-1. Kosova si gjithmonë dhuroi futboll të bukur, por në fund nuk ia dolën që të merrnin një rezultat pozitiv, duke bërë që ëndrra e tyre për t’u kualifikuar në Europian të shuhej.
Një autogol nga Benjamin Kololli zhbllokoi rezultatin e sfidës, në minutën e 15-të. Gjuajtja e Ristovskit po shkonte jashtë kuadratit, por i ndodhur në vendin e kohën e gabuar, Kololli e devijon sferën në portën e tij, duke lënë të palëvizur portierin Muric.
Kosova arriti të reagojë pas këtij goli dhe gjeti rrugën e barazimit, me anë të një supergoli të shënuar nga Hadërgjonaj. Numri 2 i dardanëve shënoi një gol shumë të bukur, duke realizuar me një parabolë nga një distancë e largët.
Por vetëm 4 minuta më vonë, në minutën e 33-të, Maqedonia kaloi sërish në avantazh, falë një goli me kokë të Velkovskit. Ky gol, vendosi dhe fatet e takimit, me Maqedoninë që shkon në finalet e Play-Off kundër Gjeorgjisë, ndërsa Kosova e mbyll këtu ëndrrën europiane.