TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmje e mbushur miqësore, të cilat u kanë shërbyer përfaqësueseve të ndryshme para sfidave të Nations League. Italia shpërtheu me goleadë ndaj Moldavisë, në “Artemio Franchi”, ku shënoi plot gjashtë herë, pa pësuar qoftë një gol. Një test mjaft pozitiv për të kaltrit e Mancinit, që vinin në këtë përballje me shumë ndryshime në formacion. Pesë gola u shënuan vetëm gjatë pjesë së parë me autorë Cristanten, Caputon dhe El Shaarawy (dygolësh), ndërsa një finalizim ishte autogol i Posmac. Në pjesën e dytë Italia u mjaftua me vetëm një gol, të shënuar nga Berardi.
Një sfidë plot rivalitet ishte ajo mes Gjermanisë dhe Turqisë, që u mbyll në barazim 3-3. Tri herë kaluan në epërsi gjermanët, por po kaq herë kthyen ekuilibrat në rezultat Turqit. Për ekipin e Joakim Lowe realizuan Draxler, Neuhaus dhe Waldschmidt, ndërsa për të besuarit e Gunes realizuan Tufan, Karaca dhe Karaman.
E nis me humbje përvojën në krye të Holandës Frank de Boer. “Tulipanët” u mposhtën 1-0 nga Meksika, për të cilën shënoi me 11-metërsh Jimenez. Derbi iberik mes Spanjës dhe Portugalisë përfundoi pa gola, Zvicra u mposht 1-2 nga Kroacia, ndërsa Franca shkatërroi 6-1 Ukrainën.