TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollisti i njohur me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, ka dalë pozitivë për Covid-19, njoftoi Federata Zvicerane e Futbollit sot në mëngjes. Në konsultime me autoritetet shëndetësore, ai është në izolim.
“Masat dhe udhëzimet e rrepta mbrojtëse të UEFA-s për ekipet kombëtare janë respektuar në mënyrë rigoroze që kur ekipi kombëtar i Zvicrës nisi të grumbullohej”, tha Federata.
Bazuar në këtë, Federata është në konsultime me autoritetet lokale shëndetësore rreth mënyrës se si duhet të veprojnë.
Sulmuesi shqiptar do të duhej të luante për Kombëtaren e Zvicrës për herë të parë që pas qershorit të 2019.
Herën e fundit kur u transferua, ai kishte munguar për shkak të dëmtimeve.
Por edhe në këtë rikthim, Shaqiri duhet se është i pafat.
Se çfarë do të thotë infektimi me koronavirus i Shaqirit për të gjithë ekipin kombëtar dhe ndeshjet e planifikuara në ditët e ardhshme, mbetet ende e paqartë.