SPORT, 6 Tetor 2020, 13:35

Infektohen me koronavirus futbollistët e Sllovenisë, anulohet edhe miqësorja e kombëtares U-21

Infektohen me koronavirus futbollistët e Sllovenisë, anulohet edhe


Nëse lufta në Armeni anuloi miqësoren e Kombëtares së parë, tashmë është koronavirusi që bën të njëjtën gjë me sfidën e skuadrës kuqezi U-21.

Ndeshja miqësore që ekipi i Alban Bushit kishte në program të enjten e 8 tetorit kundër Sllovenisë në “Elbasan Arena” nuk do të luhet.

Konfirmimi vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit, që tregon se arsyeja për këtë vendim ka të bëjë me disa prej lojtarëve sllovenë, që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Pas anulimit të kësaj ndeshjeje, Kombëtarja U-21 do të luajë kundër Apolonisë më datë 8 tetor dhe dy ditë më pas do të përballet me një tjetër miqësore kundër Tiranës në “Selman Stërmasi”.