SPORT, 8 Tetor 2020, 21:17

VIDEO/ Kosova e pafat, Maqedonia në avantazh falë autogolit të Kolollit

VIDEO/ Kosova e pafat, Maqedonia në avantazh falë autogolit të

Maqedonia e Veriut ka kaluar në avantazh kundër Kosovës pas 15 minutash lojë, falë një autogoli nga Benjamin Kololli. Një aksion shumë i bukur i vendasve, por goditja finale nga Ristovski la për të dëshiruar.

Por i ndodhur në vendin e kohën e gabuar, Kololli devijon topin drejt portës së tij, duke gjetur të papërgatitur portierin Muric. Maqedonia në avantazh, ndërsa Kosova do të kërkojë tani përmbysjen e madhe.