TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paul Pogba ka folur hapur rreth së ardhmes së tij nga grumbullimi ku ndodhet me Francën. Mesfushorit i përfundon në verën e ardhshme kontrata me Manchester United. Klubin anglez e adhuron, por një ofertë të Real Madrid nuk do e refuzonte kurrë.
“Çdo lojtari do i pëlqente të luante me Real Madrid, normalisht edhe mua. Do të ishte një ëndërr të isha pjesë e këtij klubi një ditë. Momentalisht jam pjesë e Manchester United, klub që e dashuroj.
Do të jap maksimumin tim për t’u zbavitur këtu dhe për të dërguar klubin aty ku e meriton. Rinovimi? Të gjithë kanë folur për këtë temë, por jo unë. Preferoj të përqendrohem te ndeshjet dhe rikuperimi im.
Nuk kam biseduar me Ed Woodward (CEO i United) në lidhje me rinovimin. Jam i fokusuar totalisht të rikthehem në formën time më të mirë“, deklaron kampioni i botës.