TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tjetër rast pozitiv me Koronavirusit te skuadra e Interit. Pas Alessandro Bastonit rezulton i infektuar me COVID-19 edhe Milan Skriniar, pas testeve të detyrueshme në përfaqësueses së Sllovakisë. Mbrojtësi do t’i nënshtruar një testi të dytë, për të parë nëse konfirmohet pozitiviteti apo lojtari është negativ.
Si Bastoni ashtu edhe Skriniar me shumë mundësi do të humbasin derbin me Milanin, që do të zhvillohet me 17 tetor. E nëse ky skenar do të konfirmohet, Antonio Conte do të jetë në emergjencë sa i përket mbrojtjes.
Sa i përket Bastonit, klubi zikaltër informon se ai është asimptomatik dhe tani do të respektojë procedurat e përcaktuara në protokollin shëndetësor.
Për Interin, i cili tashmë është i detyruar të kryejë teste të reja për të gjithë dhe të modifikojë programin stërvitor (si një masë paraprake, vetëm seanca individuale).
Për shkak të angazhimeve në ekipet përfaqësuese shumë futbollistë ziklatër janë larguar nga Milano. Në “Qendrën Sportive Suning” aktualisht janë vetëm Handanovic, Radu, Padelli, Ranocchia, Darmian, Nainggolan, Gagliardini dhe Young.