SPORT, 8 Tetor 2020, 09:16

Tre të infektuar me koronavirus te Vllaznia, pozitivë edhe trajneri Plori

Tre të infektuar me koronavirus te Vllaznia, pozitivë edhe trajneri


Vllaznia pushtohet nga koronavirusi. Pas Erdenis Gurishtës dhe Eni Imami, një tjetër prej kuqebluve ka rezultuar pozitivë pas testit të bërë.

Bëhet fjalë për zëvendëstrajnerin Elvis Plori, i cili është izoluar dhe gjendja shëndetësore e tij është e qëndrueshme.

E njëjta gjë vlen edhe për dy mbrojtësit. Përgjithësisht futbollistët e kanë kaluar pa probleme koronavirusin dhe kështu pritet të ndodhë edhe me Gurishtën, Imamin dhe trajnerin Plori, por frika më e madhe është se mos edhe ndonjë tjetër është i infektuar dhe mund ta përhapë në skuadër.

Në Superiore ka pasur edhe raste të tjera me COVID-19. Sezonin e shkuar i testua pozitiv shkodrani Eridon Qardaku. Për sulmuesin anësor u pretendua se përgjigja e testit kishte qenë gabim dhe pas testit tjetër disa ditë më pas ai doli negativë.

Eljon Sota është një prej atyre që e ka kaluar pa simptoma.

Atij iu zbulua diçka e tillë kur kreu testet serologjike gjatë grumbullimit të shtatorit me Shqipërinë U21.

Analizat i nxorën antitrupa të COVID-19, ndërkohë që pas testit të bërë më pas doli negativë.