AKTUALITET, 16 Prill 2020, 08:37

VIDEO/ Ishin nisur për t’u kthyer në atdhe, momenti kur policia greke gjobit 12 shqiptarët

VIDEO/ Ishin nisur për t’u kthyer në atdhe, momenti kur policia


Policia greke gjobiti 12 shqiptarë me 300 euro gjobë secilin në KTEL Kifissos, në kuadër të masave të marra për kufizimin e udhëtimeve të panevojshme për shkak të koronavirusit.

Të 12 shqiptarët u kapën duke udhëtuar pa pasur lejen e nevojshme për në Igoumenicë dhe prej andej do të shkonin në atdheun e tyre, shkruan gazeta greke iefimerida.gr.

Ata thanë tek Autoritetet e Policisë se ishin punëtorë në Mykonos dhe se donin të shkonin në vendin e tyre, në Shqipëri. Policia i zbriti të gjithë nga autobusi, u konfirmoi gjobën dhe urdhëroi largimin e autobusit për në Igoumenicë pa asnjë pasagjer.

Vihet re se ditët e fundit, shkruan media greke, edhe pse është e ndaluar lëvizja për shkak të coronavirusit trafiku në KTEL Kifissos është rritur pasi nga çdo cep i Greqisë vijnë në Athinë me produkte nga fshati, për Pashkët, e cila këtë vit për shkak të kushteve do të jetë krejtësisht e ndryshme.