TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI, Luan Rama në konferencë për shtyp lidhur me kalimin e projektligjeve në Kuvend si dhe për skandalin me ekstradimin e Nezar Seitit.
Ai e konsideroi papërgjegjshmëri dhe ku shteti i kundërvihet drejtësisë dhe mban anën e krimit. Sipas tij shteti bëhet palë me krimin, duke hequr nga dora e drejtësisë shqiptare të vetmin person kyç të çështjes Tahiri.
Ndaj Seitit, tha Rama, kishte një hetim të nisur. Kishte një masë arresti me burg nga të gjitha shkallët e gjykimit në vend dhe me këtë mënyrë është hequr nga duart e drejtësisë ky personazh i botës së krimit.
Paradoksi sipas tij vjen nga Prokuroria e Përgjithshme që thotë se nuk kishte dijeni që ky person ishte nën hetim.
Por në këtë rast kemi të bëjmë me një arganizim të institucioneve për t'i shërbyer krimit
Përgjegjësia është e drejtëpërdrejtë e Arta Markut dhe Etilda Gjonit.
Më së shumti, tha ai Marku dhe Gjoni duhet të kishin dhënë dorëheqjen.
"Do kërkojmë në Kuvend të thirret për të dhënë sqarim Marku dhe Gjonaj.
Do kërkojmë ndjekje penale për përgjegjësit kryesor.
Shteti është bërë me krimin", tha Rama./TPZ.AL
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1857613437585239/