TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu tha se proçesi që po ndjek qeveria për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, e bën të pamundur që konkurimi i kompanive që duan të investojnë në aeroportin e Vlorës, të jetë i hapur. Sipas tij, rruga që po ndjek qeveria nuk i jep mundësi konkurimit të kompanive të tjera. “Autorizimi që kërkon qeveria nga kuvendi, e bënë të pa mundur që gara të jetë e hapur. Nga eksperienca dhe nga përvoja e dështuar për rrugën e Arbrit duket qartë që proçesi po shkon drejt autorizimit të kompanisë turke. Për rrugën e Arbrit, kishte mjaft interes nga kompani zvicerane apo italiane por autorizimi i dhënë nga kuvendi e pengonte konkurimin e tyre, pasi i qe dhënë autorizimi vetëm një kompanie kineze”, tha Spahiu.
Ish-ministri i Transporteve dhe tani deputet i LSI, Edmond Haxhinasto tha se ne opozita nuk është kundër ndërtimit të një aeroporti të ri, por ka disa momente që duhen sqaruar.
“Unë kam vlerësim pozitiv sepse besoj se Shqipëria ka nevojë për aeroporte, madje ky proces ka filluar prej kohësh nga qeveria shqiptare. Ajo që më shqetëson është formula që do aplikohet për investimin në Shqipëri ndaj kam disa pyetje për ministrat: Ne kemi dështuar me kompaninë kineze për rrugën e Arbrit dhe theksoj se e njëjta procedurë u ndoq, i kërkuam Kuvendit të na japë leje të negociojmë, por oferta që u paraqit nuk ishte me interes publik. Po kështu më shqetëson fakti se nuk ka një studim fizibiliteti dhe më kryesorja: Pse nuk ka tender të hapur ndërkombëtar?”- u shpreh Haxhinasto.
Kujtojmë se në Kuvend është depozituar një projekligj “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negociimin dhe Lidhjen e Kontratës ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe Shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Colin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës”.
Opozita mbetet e paqartë se çfare mund te prodhoje kjo kontrate dhe a do te jete ne interes publik. Dhe ndryshe nga qeveria qe deshiron te negocioje direkt me 3 kompani turke, opozita kerkon qe tenderi te jete i hapur dhe ne gare te marrin pjese kompani te ndryshme nderkombetare.