AKTUALITET, 30 Janar 2018, 12:19

Ndryshon testi i patentës, nga 1 marsi do të ketë pyetje të reja, ja cilat janë

Për ata që duan të marrin leje drejtimi të kategorisë A1, A2, B1, B2, duhen që në testin teorik të përgatiten për pyetje të reja.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ka ndryshuar pyetjet që jepen në këtë test, por deri më 28 shkurt testi do të zhvillohet në me pyetjet e vjetra.

Mësohet se ky ndryshim do të aplikohet nga data 1 mars 2018 dhe zbatimi i testit do të zbatohet në bazë të udhëzimit të miratuar nga ministria përgjegjëse për transportin në prill të vitit 2016.

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, i ka pyetjet të aksesueshme për çdo kategori në faqen e saj, ato janë të ndarë në 25 tema.

Kandidati i cili i nënshtrohet testi ka afat 6 për fitimin e provës dhe ka të drejtë të japi në 5 herë provimin në një diferencë prej 5 ditësh, shkruan Monitor.

Në testin teorik 50 % e pyetjeve janë të vërteta dhe 50% të gabuara. Disa nga pyetjet e ripunuara sipas temave.