AKTUALITET, 30 Janar 2018, 13:20

Mocioni për votën e Shqipërisë në OKB, Ruçi mbledh Konferencën e Kryetarëve

Mocioni për votën e Shqipërisë në OKB, Ruçi

PD dhe LSI iu drejtuan Kuvendit me një kërkesë sipas së cilës  qeveria duhet të rishikojë votën e saj në OKB.

Pas saj, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka mbledhur Konferencën e Kryetarëve për të diskutuar kërkesën e opozitës për mocion me debat në lidhje me votën e Shqipërisë në OKB për statusin e Jeruzalemit.

Kërkesa e opozitës

“Partia Demokratike gjykon se miratimi nga ana e qeverisë shqiptare e këtyre rezolutave, godasin vendimin e ShBA-së, si një akt flagrant në kundershtim me interesat kombëtare. Qeveria ka vepruar pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin e Punëve të Jashtëme, si dhe duke përjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës. Për këtë arsye, Partia Demokratike kërkon rishikimin e votës pro të qeverisë shqiptare dhe të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kësaj rezolute.” /TPZ.AL