AKTUALITET, 30 Janar 2018, 10:46

Po kërkonte autorët e tri grabitjeve, policia italiane sekuestron sasinë rekord të marijuanës ‘Made in Albania’

Po kërkonte autorët e tri grabitjeve, policia italiane sekuestron

Një sasi e madhe marijuane “Made in Albania”, është bllokuar nga policia italiane. Mediat italiane bëjnë me dije se sasia prej 1 kuintal lëndë narkotike prodhim shqiptar, u sekuestruar gjatë një operacioni që në fakt kishte një tjetër synim.

Mësohet se piksynim i policia ishte kërkimi i autorëve të tri grabitjeve të ndodhura në Carovigno, San Michele Salentino dhe Latiano.

Aksioni u finalizua nga policia e Latiano, e cila ishte sinjalizuar për një ngarkesë të madhe droge në territorin e Francavilla Fontana.

Nuk ka ende detaje për operacionin dhe as emra personash të përfshirë në këtë rrjet trafiku droge. Thuhet vetëm se po kërkohet një person, ndërkohë që një grua, sipas policisë, mamaja e tij, është ndaluar dhe po pyetet./TPZ.AL