AKTUALITET, 30 Janar 2018, 13:27

FOTO/Aksident i rëndë në Mamurras, raportohet për disa të plagosur

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë paradite në aksin Milot- Mamurras.

Mësohet se janë përplasur dy mjete pranë kryqëzimit të Patokut.

Raportohet për të plagosur. Policia dhe ambulancat janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Sipas Abc News, 4 të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital. Mes të plagosurve janë edhe tre motra.

Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen ende.