AKTUALITET, 30 Janar 2018, 10:55

Ish-ministri jep alarmin: Po cenohet rëndë siguria kombëtare

Ish-ministri jep alarmin: Po cenohet rëndë siguria kombëtare

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka dhënë sot alarmin për atë që ai e quan cenim i sigurisë kombëtare.

Me anë të një statusi në faqen e tij në FB, Panariti, shkruan se “Ka më shumë se 9 muaj që mungon sinjali GIS i sistemit Bluebox në anijet tona të peshkimit për shkak të mospagesës së kontraktorit”.

Postimi i plotë i Panaritit

Nuk ka smartphone dhe automjet te dekades se fundit qe nuk gjurmohet dhe identifikohet ne çdo cast per pozicionin e tij kudo ne bote me perjashtim te anijeve te flotes tone te peshkimit. Ka me shume se 9 muaj qe mungon sinjali GIS i sistemit Bluebox ne anijet tona te peshkimit per shkak te mos pageses se kontraktorit. Cfare po ndodh? Cilat jane pasojat? Se pari, po cenohet rende siguria kombetare, sepse rritet rreziku i trafiqeve te paligjshme perfshire dhe ai i narkotikeve, me mjete te cilat nuk gjurmohen dhe zbulohen. Se dyti evazion i rende fiskal nga mungesa e raportimit te veprimtarise ekonomike te peshkimit dhe cenim i rende i statistikave te sektorit duke na vendosur ne disavantazh te thelle ne negociatat dhe financimet nga Bashkimi Evropian. Mos harroni qe jemi nder vendet e para qe perkrah Shteteve te Bashkuara, nenshkruan dhe ratifikuam marreveshjen e masave portuale per ndalimin e peshkimit dhe trafiqeve te paligjshme dhe partneret tane strategjike presin rezultate dhe jo fjale./TPZ.AL