AKTUALITET, 30 Janar 2018, 12:05

"Drejtori i zgjedhur nga Rama, i dënuar më parë"

Drejtori i Përgjithshëm i Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Berat, është një person i dënuar me parë nga Gjykata.

Denoncimi e ka bërë sot LSI-ja, përmes deputetit Endrit Braimllari, ku krahas vendimit të kryeministrit Rama për emërimin e shtetasit Nexhip Merolli, ka publikuar edhe vendimin e gjykatës për dënimin e këtij shtetasi.

Postimi i Braimllarit 

Edi Rama emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Berat shtetasin e dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjygjësor Korcë, Nexhip Merolli. Kryeministri i Drogës riciklon të dënuarit në poste kyçe në administratën publike. Bashkëngjitur gjeni vendimin e Gjykatës dhe urdhërin e emërimit. Kjo është Rilindja e paligjshmërisë!

123