TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Devi Kasmi.
Policia e Tiranës në banesën e viktimës ka gjetur një sasi prej 3 kg kokainë, si dhe një armë automatik me silenciator.
Dy pistat e mundshme të vrasjes së tij janë ajo e prishjes së pazareve të drogës si dhe të ngjarjeve të ndodhur me bandën e rrugës ‘Bardhyl’ ndër viti.
Po ashtu, hetuesit e policisë së Tiranës kanë dyshime të forta se autori i kësaj ngjarje është Domart Konjari, ku ky i fundit dyshohet se mbeti i plagosur disa vite më parë në Spanjë nga 41-vjeçari.
Dy personat, si viktima po ashtu edhe autori i dyshuar i ngjarjes, kanë qenë të hetuar nga policia si në Shqipëri po ashtu edhe jashtë, ndërsa për Konjarin ka pasur edhe një vendim të një gjykate në Francë ku e dënonte me 10 vite burg.
Edhe pse Konjari u vu në pranga dy vite më parë nga policia shqiptare, duke përfituar nga shkeljet procedurale, Gjykata e Krimeve të Rënda e la të lirë.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në një rrugë të pandriçuar në Tiranë, ku Kasmi u ekzekutua sapo doli nga banesa e tij për të hipur në një makinë që ndodhej e parkuar poshtë pallatit.
Në vendin e ngjarjes, policia gjeti 9 gëzhoja, si dhe dy armë që mendohet se i përkisnin viktimës, pasi ai i ruhej një atentati të mundshëm./TPZ.AL