AKTUALITET, 4 Prill 2019, 14:39

Video/ E imitoi në ‘Portokalli’, Rezart Veleshnja: Erion Braçe më ka bërë bllok në Instagram. Deklarata e fortë për Sali Berishën

Video/ E imitoi në ‘Portokalli’, Rezart Veleshnja: Erion

Një ndër aktorët më të përfolur të ‘Portokalli-së’, Rezart Veleshnja ka treguar mbi reagimet që mori pasi imitoi zv.kryeministrin Erion Braçe.

I ftuar në emisionin ‘Wake up’ në Top Channel, Veleshnja tha se Braçe i ka bërë bllok në Instagram.

“Erion Braçe më ka bërë bllok në Instagram. Ka njerëz që u tingëllon pak keq imitimi, u duket sikur e ke personale”, tha aktori.

Po ashtu, duke komentuar zërin e zv.kryeministrit, aktori e krahasoi me ish-liderin e PD, Sali Berisha për të cilin tha: Sali Berisha ishte burrë, kishte lezet kur fliste ai. Ai vërtet të vriste, po ama ishte burrë kështu kur dilte…”.