TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Ilir Demalia
Tashmë si as një-herë në historinë presidenciale të SH.B.A, Presidenti Donalad Trump, ka prerë çdo komunikim direkt me gazetarët. Ai vetë dhe sekretari i shtypit. Dhoma e konferencave të shtypit në White House i ka mbyllur dyert.
E gjithë tradita e presidentëve të SH.B.A, ka pasur komunikim të rregullt me shtypin, direkt me Presidentin, ose me me sekretarin e shtypit.
Richard Nikson u largua nga White House si President i SH.B.A. për skandalin e Watergate duke nënshkruar dorëheqjen për mos u ballfaquar me drejtësine për “obstruction of justice” me të vetmen rrugë dorëheqjen.
Për dy vjet, nën një presion të përditshëm mediatik të një skandali që u zbulua nga dy gazetarë të rinjë të “Washington Post”, Bob Woodward dhe Carl Bernstain, Presidenti Nikson, vetë apo nëpërmjet sekretarit të shtypit Ron Ziegler, nuk e preu komunikimin me shtypin dhe dera e dhomës në Konferencave të Shtypit në White House hapej sëpaku dy here në javë deri ditën që deklaroj dorëheqjen nga dhoma e shtypit më 9 gusht 1974.
E njëjta gjë edhe me Presidentin Bill Clinton. Dy vjet i morën me një skandal seksual duke e çuar në impeachment në vitin 97-98. Presidenti vazhdoj mardhënien me shtypin, Vetë, apo me sekretarin e shtypit Joe Lockhart. Zyra e shtypit nuk u mbyll. Presidenti Clinton, pranoj të hapet dosja e tij, të dëshmoj dhe të dalë para gjykatës. Oral sex is not sex. No obstruction of justice.
Presidenti Clinton, fiton duke u përballur me median në mënyrë transperente dhe duke u ballafaquar me drejtësinë.
Media është pushteti katërt, ai pushtet që krijon transperencën mes pushtetit politik (qeverisë) dhe popullit.
Abraham Lincoln, ishte minister i SH.B.A në Paris, (President 1861-1865 deri ditën që e vranë.)më 16 janar 1787, i dërgon një letër anëtarit Kongresit dhe Marshallit Viginia State, Edward Carrington, rreth rëndësisë së shtypit dhe fuqisë së shtypit si pushtet i katërt për të kontrolluar dhe mbajtur balancat e pushteteve nëpërmjet transperencës me shtypin dhe opinionit të popullit. Ndërmjet të tjerave i shkruan një pyetje retorike Carrington,
“ Në qoftë se do të më kërkonin se do të pranoja nje qeveri pa shtyp te lirë, apo nje shtyp te lirë pa qeveri, pa asnjë hezitim që do zgjidhja të fundit.”
Në kundërshtim me vlersimin dhe të dretjtën e shtypit që kanë treguar dhe lejuar te gjithë Presidentët e Amerikës, duke respektuar dhe zbatuar amendamentin e pare kushtetues, jo që nuk kanë mallkuar shtypin, por në të kundërt, e kanë trajtuar me shumë respekt edhe pse më shumë i kanë hapur probleme. Për këtë është media, dhe për këtë quhet pushtet i katërt.
Së paku në Amerikë askush nuk ka fituar dot me median
Presidenti Trump, ka prerë mardhënien me shtypin për arsye se nuk do të ballafaqohet me median direkt, po ka një komunikim direkt me popullin nëpëmjet tweeter. Ky komunikim ka një anë, atë ç’ka do të jape Presidenti, dhe jo atë, ç’ka do të kërkonte shtypi, për të krijuar transperencën nëpërmjet pyetjeve që do i drejtonin Presidentit.
Në të kundërt, Presidenti, si kurrë më pare, ka fyer, ka mallkuar median për të krijuar frikë dhe frustrim, tipar ky i udhëheqësve aturitarist por që nuk mund të funksionoj në Amerikë për shkak të mënyrës se si është ndërtuar sistemi Amerikan, kontroll - balance e pushteteve dhe garancisë së lirive nëpërmjet kushtetutës.
Presidenti Trump, ka thënë, “ nuk ka asgjë për të fshehur! Le të zbardhet raporti i Mueller ”.
Tani që kongresi kërkon të hapen 400 faqe të raportit te consullit special Robert Muller, Presidenti, thotë, “se kjo është një çmënduri!”
Trump, thotë se nuk ka problem me taksat, por nuk pranon të hapen ato!
Trump në 980 ditë si President, është kapur 720 në gënjeshtër apo duke thënë dy gjëra të ndryshme për të njëjtën gjë.
Natyra e tij arrogante së fundi është rritur dhe më shumë si frustrim i asaj ç’ka fsheh?!!. . .
Prokurori përgjithshëm William Barr, po vonon t’i dorëzoj dosjen Kongresit, por që do t’ja dorëzoj deri më dt 15 prill 2019 maksimumi.
Komiteti Juridik në Kongres, ka derguar kërkesen për rreth 80 vetë dhe institucione që kanë mardhënie për akuza për korrupsion, abuzim i fuqisë pushtetit, që kanë qenë bashkepuntor të nga Presidentit Trump.
Në një kohë që fillon dhe fushata për Presidentin 2020, lufta politike do të jetë e ashpër si asnjë herë më parë thonë analistët. Trump ka kundra median përveç se Fox News. Media ka rol të madh në election sidomos këto zgjedhje do të tregojnë dhe atë çfarë ka ndodhur në nëntor 2016. Në anën tjetër, pritja se çfarë do të dale nga zbardhja e raportit Muller ku rreth 38 persona që kanë punuar rreth Presidentit në atë dosje, janë dënuar apo kanë rekorde kriminale për korrupsion, pastrim parash, transfera off shore, tax invasion e.t.c. si p.sh Michael Cohen ish avokati Trump, Paul Manafort ish shefi fushatës Trump në 2016, Michael Flynn, Këshilltari Sigurisë Kombëtare, Rick Gates George Papadopoulos dhe shumë të tjerë.
A thua Presidenti të ketë qenë kaq i verbër sa mos të ketë kuptuar asgjë se çfarë ndodhte rreth tij me bashkëpuntorët e tij më të afërt?!!
Loja e nervave vazhdon, drejtësia punon.
Zot i këtij vëndi është kushtetuta që mbrohet nga Pallati Drejtësisë