AKTUALITET, 4 Prill 2019, 12:22

EMRAT/Merr mandatin deputeti që zëvendëson Dash Shehin, 8 të tjerëve që iu hapet rruga për në Kuvend

EMRAT/Merr mandatin deputeti që zëvendëson Dash Shehin, 8 të

Merr mandatin deputeti që zëvendëson Dash Shehin, 8 të tjerëve që iu hapet rruga për të hyrë në Kuvend.

Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit Korab Litës, nga lista e PD-së në Tiranë.

Lita do të marrë mandatin e lënë nga Dashamir Shehi, ndërsa më herët ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës.

Ndërkohë që KQZ iu ka bërë thirrje dhe të tjerë kandidatëve nga listat shumëemërore të PD-së që të dorëzojnë formularin e dekriminalizimit.

8 kandidatët e PD-së që iu është bërë thirrje që të marrin mandatin:

Ndriçim Dushku, PD Tiranë

Erion Piciri, PD Tiranë

Genci Gjylsheni, PD Tiranë

Fesnik Qosja, PD Tiranë

Denis Fani, PD Shkodër

Jakup Beqiri, PD Fier

Kodhel Cala, PD Elbasan

Skerdilian Sulozeqi, PD Vlorë

8 kandidatët që nuk pranuan mandatin:

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Blendi Sulaj nga PD, qarku Tiranë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Flamur Hoxha nga PD, qarku Tiranë

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Hariz Mema nga PD, qarku Vlorë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Blendi Himçi nga lista shumemerore e PD, në Qarkun Elbasan.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Zamira Mernica nga lista shumemerore e PD, qarku Fier.

KQZ shpall mos zgjedhshmërinë e Fatbardh Plakut nga lista shumemerore e PD, qarku Tiranë.

KQZ shpall mos zgjedhshmërinë e Fuat Haxhiymerit nga lista e PD qarku Tiranë.

KQZ shpall mos zgjedhshmërinë e Anton Kokaj nga lista shumemerore e PD, qarku Shkodër.