AKTUALITET, 4 Prill 2019, 12:44

FOTO/ Kryemadhi në Dibër: Qeveria asnjë subvencion për blegtorët

Pas protestës së djeshme para parlamentit, Kryemadhi ka vendosur të takojë ditën e sotme blegtorët e Dibrës, të cilët sipas saj nuk po marrin asnjë subvencionim nga shteti.

“Sot kafen e mëngjesit në Radomirë të Kalasë së Dodës, me njerëzit fisnikë të kësaj zone.

Asnjë subvencionim për blegtorët në këtë zonë.

Numri i bagëtive ka pësuar një ulje drastike, ashtu si edhe fondi i subvencionimeve për bujqësinë në buxhetin e shtetit, që është ulur me rreth shtatë herë”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.