AKTUALITET, 4 Prill 2019, 14:16

Me fëmijën 5 vjeç në makinë, arrestohet shqiptari me 1.5 mln euro drogë

Me fëmijën 5 vjeç në makinë, arrestohet shqiptari me

Policia italiane vuri në pranga një 43-vjeçar shqiptar pasi i gjeti në makinë 6 kilogramë kokainë dhe 16 gramë heroinë.

Shqiptari B.O., banues në Emilia Romanga ka udhëtuar me tragetin e linjës nga porti i Livornos në portin e Olbias së bashku me vajzën e tij 5 vjeç e bashkëshorten me kombësi rumune.

Gjatë kontrollit të makinës i janë gjetur të fshehur në aribagun e pasagjerit, 6 kg kokainë e 16 gramë heroinë.

Sipas policisë italiane droga e cilësisë mjaft të pastër do t’i sillte një përfitim rreth 1 milionë e gjysmë euro.

Ndaj shqiptarit është lëshuar masa e arrestit me burg, ndërsa bashkëshortja e tij rumune do të hetohet në gjendje të lirë.