TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj, është shprehur në rrjetet sociale se qytetarët po i bashkohen gjithmonë e më shumë kauzës së opozitës.
Në optikën e tij, tashmë ekziston një ndarje sa i takon target grupeve që mbështesin opozitën dhe mazhorancën.
Sipas Shehajt, opozita mbështetet nga populli i thjeshtë, ndërsa kryeministri Rama dhe mazhoranca prej oligarkëve dhe kriminelëve.
Reagimi i Agron Shehaj:
Qytetarët po i bashkohen çdo ditë opozitës dhe kauzës së saj dhe së bashku janë sot shumica, përballë një qeverie e cila i ka braktisur, i ka shpërfillur dhe i grabit çdo ditë.
Sot në Shqipëri ka dy botë të ndara: opozita dhe populli i thjeshtë në njërën anë dhe Rama bashkë me oligarkët, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët, në anën tjetër.
Këtë e ndjen dhe e shikon kudo në Shqipëri dhe nuk ka nevojë fare për sondazhe, edhe pse të gjitha sondazhet e konfirmojnë këtë të vërtetë.