TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe stafi pedagogjik kanë pezulluar mësimin.
Ata kanë dalë në protestë prej orës 09:00 duke kundërshtuar zaptimin e një prone që është shfrytëzuar nga Universiteti.
Bëhet fjalë për një hapësirë që ka shërbyer si fidanishte dhe është shfrytëzuar për vite me radhë nga studentët e Universitetit Bujqësor për të kryer praktikat mësimore.
Prona është rrethuar prej ditës së djeshme dhe mendohet se do të ndërtohet një shkollë 9-vjeçare nga Bashkia e Tiranës.
Edhe mjetet e punës ndodhen aty prej të mërkurës por është pezulluar puna nga protesta e studentëve.
Studentët ka marrë mbështetjen e drejtuesve të UBT, por edhe të Partisë Demokratike ku si përfaqësues ishte Jamarbër Malltezi.
Rektori i Universitetit Bujqësor, Bahri Musabelliu, është shprehur për RTV Ora: Jam kundër ndërtimit të shkollës në mjedisin e UBT-së. Kemi kërkuar informacion nga Bashkia Tiranë, pasi shkolla mund të ndërtohet në një vend tjetër.
Jemi në gjyq me pronarët e tokës prej 4 vitesh. Me vendim qeverie toka i ka kaluar Universitetit Bujqësor, ndërsa pronarët posedojnë tapinë.
"Çdo gjë është bërë në fshehtësi. Nuk ka një tabelë informuese për projektin. Mendohet se më herët pronarët e parë të këtij trualli kanë qenë Toptanët. Prej 2005 vazhdojnë gjyqet mes të ashtuquajturve pronarë dhe drejtuesve të Universitetit. Çështja është në Gjykatën e Lartë.
Penalizimi për ne është i madh. Edhe këto pak praktika që janë për studentët e Fakultetit të Mjedisit dhe atij Veterinar do ketë goxha ndikim. Është e vetmja mundësi ku mund të bëjmë praktikën,"-tha një student.
https://www.facebook.com/abi.malltezi/videos/10156946702358190/