AKTUALITET, 2 Mars 2018, 13:50

VIDEO/ Deshmitari tregon tmerrin gjatë grabitjes në Fier, policia erdhi pas 30 minutash

Një grabitje e dhunëshme në Fier ka sjellë si pasojë dy të plagosur që janë nënë kontrollin mjkesor. Të dy personat kanë mbetur të plagosur paraditën e sotme në Fier si pasojë e një grabitje të një pike këmbimi valutor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në qytetin e Fierit pranë shkollës "Janaq Kilica" , ku dy persona hynë brenda pikës së këmbimit dhe një tjetër i priste jashtë.

Por ja si e tregon momentin  e grabitjes një dëshmitar okular.

Ja cfarë thotë Dëshmitari: Po kërkonte ndihmë ai i valutës dhe ajo gruaja brenda por njeri nuk u afrua fare. Policia nuk ishte. Më pas erdhi Aguri mori karrigen time dhe e godet, por në atë kohë ai qëllon.

Unë isha pas Agurit dhe rashë menjëherë që mos me merrte plumbi.

Ata ishin dy veta të maskuar me automatik. Më pas ikën në këmbë.

"Çohuni o popull"- thashë unë se na vranë.

Policia erdhi pas gjysmë orë. Kurse ambulanca erdhi më vonë, pas policisë.

Nga pamjet qe vijne nga vendngjarja, duken shumë njerëz, dëgjohen britma e kërkohet ndihmë.