AKTUALITET, 2 Mars 2018, 12:49

Grabitja në Fier, arrestohen tre autorët/Emrat

Grabitja në Fier, arrestohen tre autorët/Emrat

Arrestohet edhe autori i tretë i grabitjes së një pike këmbimi valutor ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë identifikuar si Gëzim Hoxha, 64-vjeç, pronari i pikës së këmbimit valutor dhe Agur Vrenozi 53-vjeç që ndërhyri në kohën e grabitjes.

Raportohet se Vrenozi është transportuar në Tiranë për ndihmë të specializuar. Njëri nga të arrestuarit është identifikuar si Denis Fyraj nga Vlora.