TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Vora kreu i PD-së iu drejtua qytetarëve me një deklaratë të fortë. Ai kërkoi qëndrimin në rezistencë deri në rrëzimin e qeverisë Rama, që sipas tij ka privatizuar shtetin. Ai i bëri thirrje Ramës të lirojë 11 kuksianët.
Basha falenderoi edhe drejtuesit e automjeteve që u bllokuan dhe sipas tij nuk i ranë asnjë borie dhe duke u solidarizuar me protestën.
"Gjithçka që ka ndodhur këto 5 ditë, që nga protesta e qytetarëve të Kukësit, i'a ka çjerrur maskën, i'a ka shkatërruar fasadën këtij regjimi privat, kriminal që është në pushtet. Ndaj protesta jam i bindur që do të vazhdojë për të hequr taksën në “Rrugën e Kombit”, jo për ta pezulluar, por për ta hequr përfundimisht, për të kundërshtkuar vendosjen e TVSH-së për sipërmarrjen e vogël, për të dhënë ndihmë ekonomike, për mbi 30 mijë banorë, familje të hequr me të padrejtë nga ndihma ekonomike, por mbi të gjitha, për t’i dhënë shqiptarëve perspektivën e një shteti që u shërben shqiptarëve dhe jo një shteti privat siç është ky i Edi Ramës, që i shërben një grushti oligarkësh dhe që arreston popullin dhe lë të lirë kriminelët", thotë Basha./TPZ.AL
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1840360466015126/