AKTUALITET, 28 Mars 2019, 11:09

Dy shqiptarë kapen me 110 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Dy shqiptarë kapen me 110 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Kapet sasi e madhe droge në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në Sajadhë, Igumenicë.

Sipas policisë helene, droga vinte nga Saranda dhe kishte kaluar nga kufiri i gjelbër.

Policia greke ka ndërhyrë sot në orët e para, duke ndaluar automjetin që ishte ngarkuar në kufi, i cili po tentonte të futej në brendësi të tokës greke.

Janë arrestuar dy shqiptarë, shoferi 57 vjeç dhe pasagjeri 48 vjeç.

Po kështu janë sekuestruar 107 pako me 110 kg e 330 gram marijuanë dhe 4 celularë. Sipas policisë, makina rezulton e marrë me qira në Greqi.