AKTUALITET, 28 Mars 2019, 11:19

FOTO/ Tym tek parlamenti, protestuesit hedhin shashka: Rama ik!

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, ndërsa në parlament po betohen të tjerë deputetë.

Ata kanë hedhur sende të forta drejt policisë, tymuese e shashka. Opozita po zhvillon sot protestën e radhës para parlamentit kundër qeverisë.

Protesta e nisur sot në orën 9:30, paralel me seancës plenare është shoqëruar me tensione dhe hedhje shashkash mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re.

Këta të fundit kanë thirrur “Rama ik”.

Mësohet se policia ka shoqëruar edhe disa prej tyre.