AKTUALITET, 23 Shkurt 2018, 18:53

Arrestohet në Itali një shqiptar i kërkuar për vrasje

Arrestohet në Itali një shqiptar i kërkuar për vrasje

Kapet dhe arrestohet në Itali, një shtetas shqiptar i kërkuar për vrasje. Policia bëri të ditur se, ka arrestuar shtetasin shqiptar me inicialet K.H, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

NJOFTIMI I POLICISË

Si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana dhe ZQK Interpol Roma/Itali, më datë 23.02.2018, është bërë kapja dhe arrestimi në Sesto San Giovani/Itali, i shtetasit shqiptar:

K.H, 27 vjeç, lindur në Mamurras.

Shtetasi K.H, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr. 23-2015-13, datë 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal, “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 78 e 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 10.07.2015 rreth 01:00, në qytetin e Sarandës, si rezultat i një mosmarrëveshje për motive të dobëta të ndodhur një natë më parë, me pronarin e një auto-lavazhi makinash shtetasin E. M., i kërkuari K. H, në bashkëpunim me shtetasit E. H, dhe L. H., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E.M.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin sa më të shpejtë në Shqipëri.