TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike do të kërkojë zhvillimin e një debati ne Parlament per situatën e papranueshme te medias dhe gazetarëve në vend, si dhe do të kërkojë miratimin e një rezolute për të ndaluar fyerjet dhe kërcënimet e zyrtarëve të lartë shtetëror ndaj gazetarëve.
Kështu thotë deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e cila është njëkohësisht edhe kryetarja e Komisionit të Medias në kuvend. Kjo lëvizje e opozitës merr shkas nga përballja e mbrëmshme e kryebashkiakut Erion Veliaj me gazetarët në ‘Opinion’, kur në shumë raste ai tentoi t’i intimidonte ata. Deputetja e PD-së nënvizon në mënyrë të veçantë sjelljen e Veliajt ndaj kryeredaktores së ‘Monitor’ dhe kryeredaktorit të ‘Panoramës’.
“Disa herë gazetarët kanë denoncuar ndërhyrjen direkte të Kryetarit të Bashkisë Tiranë në politikat editoriale dhe detyrimin e turpshëm për të transmetuar kasetat e tij pa dubla gjatë xhirim-mashtrimeve nëpër skutat e Kryeqytetit. Në cilën kullë të pushtetit jeton Erion Veliaj që shantazhon gazetarët, duke gërmuar jo vetëm në jetët e tyre personale, por duke iu bërë edhe biografinë e punëdhënësve të tyre?! Kjo sjellje përbën një agresion të paprecedent dhe përdorim të gjuhës poshtëruese dhe çnjerëzore ndaj gazetarëve, kopje e shëmtuar e RAMES në një sjelljeje që nxit dhunë dhe urrejtje”, thotë Vokshi.