TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur seanca gjyqësore për të ndaluarit e protestës e së enjtes para Kuvendit. Kjo seancë gjyqësore do të kryesohet nga gjykatësi, Besnik Hoxha. Sot jepet masa e sigurisë për të ndaluarit e kësaj proteste.
Banorët do të kërkojnë me ngulm lirimin e familjarëve të tyre duke kundërshtuar veprimet e policisë së shtetit, ndërsa kanë hedhur akuza edhe ndaj qeverisë. Për protestuesit e ndaluar, organi i akuzës do të kërkojë arrest me burg për Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj , Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci si dhe për Shpati Bilbilajn.
Personat e mësipërm akuzohen për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, por edhe për prishjen e qetësisë publike e kryer në bashkëpunim.
Ritheksojmë se nga përleshja e të enjtes së kaluar para godinës së Parlamentit mbetën të lënduar 15 efektivë të policisë, mes tyre edhe efektivja 26-vjeçare, Ina Nuka, e cila humbi dy gishtat e dorës së djathtë pas shpërthimit të kapsollave të hedhur nga protestuesit.