TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Libra në mbledhjen e Komisionit të Etikës ka marrë vendim për të përjashtuar anëtaren Mimoza Hafizi.
Sipas këtij vendimi që është botuar në faqen zyrtare të Partisë LIBRA, rezulton se znj. Mimoza Hafizi, anëtare e “Bërthamës” ka kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje të rënda të Statutit duke cënuar seriozisht funksionimin e Organizatës Politike “Lista e Barabartë”, krijuar me vullnetin e lirë të të gjithë anëtarëve të saj.
“Kështu, znj. Hafizi, më datë 08.01.2018, në rrugë paralele dhe pa asnjë konsultim me strukturat e tjera të Partisë si dhe në mungesë të kuorumit të nevojshëm (1/3 e Bërthamës) parashikuar në nenin 11/4 të Statutit Libra, ka thirrur mbledhjen e Bërthamës. Kjo për shkak se kërkesa për mbledhje Bërthame rezulton të jetë firmosur dhe nënshkruar nga persona të cilët në këtë datë nuk kanë qënë anëtarë të Bërthamës Libra pasi ishin dorëhequr me vullnetin e tyre të lirë e të pa vesuar nga të qënit anëtarë Bërthame. Për rrjedhojë kërkesa e tyre është e pa mbështetur në vështrim të normave statutore në fuqi (11/4)”, shkruhet ndër të tjera në vendimin e LIBRA-s.