AKTUALITET, 19 Janar 2019, 12:38

VENDIMI/ Këshilli Kombëtar i PD: Protesta deri në largimin e Edi Ramës

VENDIMI/ Këshilli Kombëtar i PD: Protesta deri në largimin e Edi

Partisë Demokratike që u mblodh sot për të përcaktuar aksionin opozitar por edhe për të zgjedhur drejtuesit e rinj ka vendosur të mbështesë krijimin e një qeverie kalimtare për të përgatitur zgjedhje të lira.

Këshilli Kombëtar i PD vendosi të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës, shkruan Balkan web.

Po kështu të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme. Ndërkohë që u ngarkua kryesia e re qe te hartoi aksionin e protestave.

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se qëllimi kryesor është largimi i kryeministrit Rama.

Por së pari vjen beteja dhe përballja e madhe për demokracinë dhe shtetin ligjor duke udhëhequr protestat popullore për rrëzimin e Ramës dhe për ta shporrur këtë model njëherë e mirë nga institucionet, politika dhe Shqipëria.

PD do ta udhëheqë këtë beteje jetike për Shqipërinë bashkë me shqiptarët dhe do ta fitojmë këtë betejë”, deklaroi kreu i PD.